Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rafinha: Dua që Neymar të rikthehet

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha ka thënë se do ta mirëpres rikthimin e yllit të PSG, Neymar.

Rafinha insiston se lojtarët do të jenë të lumtur me rikthimin e Neymarit këtë verë, transmeton kp.

“Do të doja që ai të rikthej, sepse kur janë në ekip Neymar, Messi dhe Suarez kemi më shumë mundësi të fitojmë”, deklaroi ai.

Braziliani tha se fansat janë të lumtur ta shohin këtë treshe në ekip, ndërsa personalisht do të donte shumë që Neymar të rikthehej.