Shumë adhurues të basketbollit mund të kenë mbetur të befasuar kur e kanë parë Vigan Radonin në pesëshen e parë të klubit Peja, në ndeshjen më interesante të javës së parë të stinorit pranveror të IP Superligës së Kosovës në basketboll, ndaj Trepçës. Radoni, emër ky i njohur për basketbollin pejan, ka kohë që nuk paraqitej në parketet e palestrave kosovare. Ka dy vjet e gjysmë prejse fundori nuk ka luajtur për Pejën.
Por gjendja e rëndë financiare që po e kalon Peja, njëri prej klubeve shtyllë të basketbollit në vend, ka bërë që Radoni të heqë dorë nga "pensionimi" i hershëm dhe t'i kthehet karrierës së basketbollistit, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e luajtur të dielën e kaluar në "Minatori" të Mitrovicës para 2.000 shikuesve, Radoni kaloi mbi 19 minuta në parket, ndërsa realizoi katër pikë e një kërcim.
"Ka dy vjet e gjysmë që jam tërhequr nga sporti, pasi e kam pasur një operim dhe është dashur të largohem pak. Dhe duke e parë se si ka mbetur klubi, në çfarë gjendje, mendova që të kthehem dhe të ndihmojë skuadrën për aq sa kam mundësi", ka thënë Radoni në një bisedë për gazetën...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).