Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Eunice” shkatërron kulmin e arenës “O2”

Stuhia “Eunice” ka shkatërruar një pjesë të kulmit të arenës “O2”, teksa Anglia është goditur nga erërat e forta. Kushtet atmosferike madje kanë shkaktuar probleme të mëdha në tërë Britaninë, ku shumë njerëz kanë humbur jetën e të tjerë janë lënduar.

Ndikimi i madh që ka pasur kjo stuhi është vërejtur qartë edhe në stadiumin e Tottenhamit, që ka kushtuar 1.2 miliardë funte. Megjithatë, nuk ka pasur vend për shqetësim për tifozët e kësaj skuadre. Ky stadium është i ndërtuar për t’u ballafaquar me kushte ekstreme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një video të postuar nga gazetari Paul McNamara i “Channel 4” shihet se si pjesa e epërme e stadiumit lëviz, por nuk rrënohet, pasi është ndërtuar në atë mënyrë.