Skuadra angleze QPR, që ka përjetuar vështirësi në edicionet e fundit në Championship, po beson se u ka dhënë fund këtyre vuajtjeve dhe se në edicionin e ri, do të rikthehet fuqishëm. Arsyeja për këtë besim është se klubi i është kthyer artit mistik "feng-shui" për të kthyer fatin, i cili sipas zyrtarëve të klubit ua ka kthyer shpinën, shkruan sot Koha Ditore.
Pronarët e klubit londinez që janë nga Malajzia, kanë angazhuar liderë shpirtërorë për të ndryshuar fatin e ekipit dhe njëherësh për të përmirësuar harmoninë në mjedisin e futbollistëve.
QPR-ja po shpreson se me ritualet e bëra, ekipit dhe stadiumit "Loftus Road" i është kthyer energjia pozitive që do të jetë faktori kryesor për rezultatet pozitive në edicionin e ri të kategorisë së dytë të Anglisë. QPR-ja në edicionin e fundit, është renditur në pjesën e poshtme të tabelës me gjithë investimet e bëra.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
A mund të fillojë Arsenali periudhë dominimi?
-
Liga e Kampionëve në “Championship”, është e mundur me Forestin
-
Pasaportat klinike, zgjidhje për kthimin e mbështetësve në Premier League
-
Leeds United pranë rikthimit në Premier League pas 16 vjetësh
-
Rasti financiar vë hije në suksesin historik të Man. Cityt