Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qeveria e quan gënjeshtër të kulluar idenë e “zhvendosjes” së stadiumit kombëtar në Drenas

Anëtari i kabinetit dhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka mohuar lajmet se Stadiumi Olimpik do të zhvendoset nga Bërnica e Poshtme në komunë e Drenasit.

“Stadiumi Olimpik ndërtohet aty ku ishte planifikuar. Pra në Bërnicë të Poshtme. Është gënjeshtër e kulluar ideja e zhvendosjes së tij në Drenas”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka marrë pjesë në konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila i ka zhvilluar punimet në Budapest të Hungarisë, ka thënë se Hungaria është përkrahëse e madhe e Kosovës dhe se ajo është e gatshme t’i japë përkrahje financiare Kosovës për disa projekte, ndër të cilët dhe për ndërtimin e stadiumit olimpik që do të ndërtohet në Drenas.

“Hungaria do ta ndihmojë Kosovën në ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas që do të jetë një ndër më të bukurit. Do të ndërtohet edhe një stadium Olimpik në Prizren, ndërsa do të rregullohen edhe ata të Mitrovicës dhe Prishtinës”, deklaroi Veseli.

Kështu kishte thënë ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili madje edhe ka vizituar tokën e ndarë për ndërtimin e saj.