Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qetësi para stuhisë në supermeçin e boksit

Kampioni i peshës së rëndë në versionin IBF, Anthony Joshua, ka peshuar katër kilogramë më shumë se sfiduesi Wladimir Klitschko, në prag të meçit për titullin e botës në Londër.

Boksieri i pamposhtur britanik, në matjet zyrtare që janë bërë të premten në stadiumin "Wembley", ka peshuar pak mbi 113 kilogramë, kurse ukrainasi ishte nën 109 kilogramë.

Gjatë matjeve zyrtare që janë përcjellë nga rreth pesë mijë tifozë, Joshua dhe Klitschko nuk kanë thumbuar njëri-tjetrin, as nuk kanë provokuar siç bëjnë rëndom boksierët. Ata janë treguar të matur në fjalimet e tyre, duke treguar respekt maksimal për njëri-tjetrin.

Kjo në fakt është një gjë e pazakontë në botën "e egër" të boksit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Artikuj të ngjashëm