Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pulev do të dhurojë gjysmën e pagesës së meçit me Joshuan për luftën ndaj koronavirusit

Boksieri bullgar Kubrat Pulev ka premtuar të dhurojë gjysmën e pagesës së tij nga dueli për tituj bote në peshën e rëndë me britanikun Anthony Joshua, për të ndihmuar luftën ndaj koronavirusit, shkruan Bild, transmeton Koha.net.

Pulev pritet të marrë rreth 4.6 milionë euro nga përballja me Joshuan, ndërsa 2.3 milionë do t’i dedikojë për bamirësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lufta, që ishte paraparë të mbahej më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit, është shtyrë për shkak të pandemisë.

“Unë do t’i jap mjekëve, infermierëve dhe spitaleve pajisjet e nevojshme për t’u përballur me këtë virus djallëzor. Do të jap donacion 50 për qind të shumës që do të marrë nga lufta me Joshuan për heronjtë e palodhshëm në luftën kundër koronavirusit”, ka thënë bullgari 30-vjeçar.