Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Publikohet 12-sha e basketbollisteve U20 për Evropianin që nis nesër në Prishtinë

Nga 3 deri më 11 gusht Prishtina do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian – Divizioni B për femra U20.

Basketbollistet e Kosovës U20 për herë të parë do të marrin pjesë në një ngjarje madhore siç është Kampionati Evropian i Divizionit B.

Vashat e Kosovës po marrin pjesë për herë të parë dhe gjithashtu janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre.

Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është rreth 17 vjeç dhe synimi është të fitojnë përvojë, por vashat e Kosovës kërkojnë ndihmën e publikut në Evropianin historik në Prishtinë.

Basketbollistet të premten kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, ku përzgjedhësi i Kosovës, Fidan Shatri ka shpallur edhe 12-shen përfundimtare.

Edhe Kosova U20 për femra nesër përballet me Ukrainën Sport Kosova U20 për femra nesër përballet me Ukrainën

Lista e të ftuarave është kjo:

Besjana Martinaj (C)

Tringa Ukaj

Fjolla Ajeti

Dilleza Dekaj

Astera Tuhina

Agnesa Rrahmani

Edhe Tuhina: Tifozët, motivi ynë në Evropian Sport Tuhina: Tifozët, motivi ynë në Evropian

Mirlinda Daku

Ervala Shabani

Yllka Berisha

Florentina Karavidaj

Ergita Dema

Melisa Ibrahimi

Trajner: Fidan Shatri

Edhe Kosova organizon Kampionatin Evropian për femra në basketboll Sport Kosova organizon Kampionatin Evropian për femra në basketboll

Ndihmëstrajner: Ismet Ferati

Ndihmëstrajnere: Gentiana Ismaili