Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG mban nesër konferencë për shtyp

Paris Saint-Germaini ka njoftuar se nesër në ora 11:00 mban konferencë për shtyp. Me gjasë do të bëhet prezantimi i Lionel Messit.

Sipas L’Equipe, Messi pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në një spital amerikan në Neuilly. Shumë njerëz janë mbledhur tashmë para atij spitali. Kalimi i Messit te Parisi ka marrë vëmendjen e gjithë botës.