Paris Saint-Germaini e mbajti seancën e fundit stërvitore në Singapor para se të udhëtojë në Kinë për Superkupën e Francës kundër Monakos, që zhvillohet të shtunën më 4 gusht.
PSG-ja luajti dy ndeshje në Singapor, humbi 5:1 nga Arsenali, para se ta mposhtte Atletico Madridin 3:2 në garën parasezonale Kupa e Kampionatit Ndërkombëtar, transmeton KTV.
Parisienët ende nuk i kanë në skuadër Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin që ishin në detyrë në Kupën e Botës, ndërsa Neymari pritet t’i bashkohet ekipit në Kinë. Ky ballafaqim luhet çdo vit dhe zhvillohet mes kampionit të ligës dhe atij të Kupës së Francës, por për shkak se PSG-ja i ka fituar dy trofetë, atëherë nënkampioni i ligës, që është Monako, do të luajë kundër kampionit.
Takimi zhvillohet në “Shenzhen Universiade Sports Center” në Shenzen të Kinës dhe do të jetë ndeshja e 10-të rresht që zhvillohet jashtë Francës. E para u luajt në Montreal të Kanadasë në vitin 2009.