Paris Saint-Germaini i ka ofruar skuadrës së Chelseat shkëmbimin e mesfushorit Julian Draxler me brazilianin Willian, përcjellë sajti francez "Le 10 Sport" të premten.
Te PSG-ja, besojnë që mund ta bindin Chelsean në këtë shkëmbim, duke patur parasysh që Willian ka kontratë deri vitin tjetër dhe së fundi ka refuzuar rinovimin, transmeton Koha Ditore.
Ai pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel që është i gatshëm ta sakrifikojë Draxlerin 25-vjeçar, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Draxler ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2021 kurse këtë edicion ka pesë gola e 11 asistime në 41 ndeshje. Në anën tjetër, Willian 30-vjeçar, te Chelsea ka shënuar tetë gola krahas 14 asistimeve në 53 paraqitje në të gjitha garat.