Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për transferimin e Diego Costas dhe tashmë i ka ofruar Atletico Madridit shkëmbimin me Edinson Cavanin, përcjellë “Cadena Cope” të premten.
Costa ka shënuar vetëm pesë gola këtë edicion te te Atletico po mendojnë për shitjen e tij në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”.
Costa te PSG-ja, shihet si përforcim i duhur dhe zëvendësim për Cavanin. Sulmuesi uruguajan më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi francez gjatë kësaj vere dhe te PSG-ja, po e shohin si mundësi të mirë shkëmbimi me Costan.
Cavani ka kohë që pëlqehet nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone. 32-vjeçari, Cavani këtë edicion ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje dhe ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2020.