Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kalon në epërsi

Foto: Reuters

Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi në ndeshjen me Borussia Dortmundit.

Neymar ka realizuar golin për Parisin në minutën e 28-të. Me rezultatin 1:0, Parisi kualifikohet në çerekfinale, në saje të avantazhit të golit të shënuar si mysafir.

Ndeshja e parë në Dortmund përfundoi me fitore të klubit gjerman 2:1.

Ndeshja në Paris po luhet pa praninë e shikuesve si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në ndeshjen tjetër Liverpooli e Atletico Madridi ende nuk kanë shënuar gola.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm