Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja interesohet për Moratan

Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, spanjollit Alvaro Morata.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze "L'Equipe".

Mësohet se PSG ka bërë gati 75 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Chelsean që të lirojë Moratan në fund të këtij edicioni.

Morata 25-vjeçar, te PSG-ja shihet si zëvendësim ideal për uruguajanin Edinson Cavani që pritet të largohet nga klubi gjatë verës.

Morata para fillimit të këtij edicioni u largua nga Real Madridi për t'u transferuar te Chelsea për 66 milionë euro.

Ai këtë edicion ka shënuar 12 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat kurse me ekipin londinez ka kontratë deri në verën e vitit 2022.