Duke folur në konferencën e analistëve të futbollit të Frankfurt, Oliver Bierhoff e përshkroi akademinë e re të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) si "projektin e shekullit", së cilës nuk do t'i mungojë asgjë. DFB-ja ka ndarë një buxhet prej 110 milionë eurosh për këtë akademi me bazë në Frankfurt, ndërtimi i së cilës do të fillojë vitin tjetër. Federata po shpreson se akademia e re do të jetë në gjendje të përballet me shumë çështje të futbollit për të cilat klubet nuk kanë kohë dhe burimet e duhura.
"Do të jetë një akademi e jashtëzakonshme dhe e para që do të bëjë revolucion total në futboll. Ky projekt për mua ka një rëndësi të madhe dhe për këtë arsye e vlerësoj si projekt të shekullit", ka insistuar Bierhoff.
Koha digjitale
Të dhënat janë pjesë e futbollit modern dhe shumica i shohin të dhënat si çelës i suksesit. Në mesin e atyre që vlerëson lart të dhënat është edhe seleksionuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Joachim Loew...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Planet e Gjermanisë për shpenzim të miliardave në forcimin e ushtrisë
-
Manchester Unitedi zbulon planet për “stadiumin më të madh në botë”
-
UEFA ndan një miliard euro për zhvillimin e futbollit të femrave
-
FSHF-ja prezanton kampusin e Akademisë Manchester City
-
Fortuna paralajmëron hyrjen falas për tifozët e saj