Sulmuesi John Oto John me golat e tij është vlerësuar lojtari më meritor që Trepça '89 fitoi titullin e parë të Kosovës në futboll. Por kontributin e tij gjatë vitit të kaluar nuk e kanë vlerësuar shumë trajnerët e klubeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll. John nuk është përfshirë në ekipin më të mirë të Superligës për vitin 2017.
Nigeriani i ri nuk ka reaguar për mbetjen jashtë njëmbëdhjetëshes më të mirë të vitit, ndonëse mori shpërblimin si golashënuesi më i mirë i vitit 2017, në ceremoninë e FFK-së për shpalljen e më të mirëve të mbajtur të premten mbrëma, shkruan sot “Koha Ditore”. Por për mbetjen jashtë ekipit më të mirë të Johnit dhe të disa lojtarëve tjerë, ka pasur reagime të shumta në dy ditët e fundit. Janë atakuar trajnerët e skuadrave të Superligës, me votat e të cilëve zgjidhet ekipi më i mirë i Superligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të vërtetë procesi i zgjedhjes së ekipit të vitit në Superligë ka kohë që kontestohet si jo i drejtë dhe jo adekuat. Janë proceset që zhvillohen brenda klubeve që i shërbejnë kësaj. Federata e ka hequr nga vetja përgjegjësinë e zgjedhjes së ekipit më të mirë të vitit. Me këtë përgjegjësi i ka ngarkuar trajnerët, si njohësit më të mirë të lojtarëve dhe kontributeve të tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)