Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pritet zyrtarizimi i Allardycet tek Evertoni

Evertoni pritet të emërojë Sam Allardycen në postin e menaxherit pas bisedimeve pozitive që janë mbajtur të martën.

Sky Sports raporton se klubi nga Liverpooli ka nisur bisedimet me 63-vjeçarin për zëvendësimin e Ronald Koemanit dhe ai pritet të zyrtarizohet në këtë post.

Bisedimet me të nisën pas dështimit të klubit për të bindur Marco Silvan e Watfordit. Për këtë post është intervistuar edhe Paulo Fonseca i Shakhtar Donetskut dhe Martin O’Neill i Republikës së Irlandës.