Prishtina ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e krahut Kreshnik Uka, që kalon në kryeqytet nga Drenica.
Uka me marrëveshjen e konfirmuar të mërkurën, do të jetë pjesë e Prishtinës për tre vjetët e ardhshëm.
24-vjeçari në edicionin e fundit shënoi tetë gola dhe pati katër asistime.
“Është një ndjenjë e mirë për faktin që një klub me kaq histori ka shfaqë dëshirë të më ketë mua në hjirin e saj. Ky është vlerësim për punën time dhe është shtysë që të punoj për rrugën e re të sukseseve”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Prishtinës.