Sport

Prishtina vetëm pas vazhdimit fiton ndaj Prizrenit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të vështirë ndaj Proton Cable Prizrenit, të shtunën mbrëma. Ndeshja e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll përfundoi 89:83 në të mirë të Prishtinës. Ndonëse Prishtina ishte vendase, ndeshja u luajt në Prizren për shkak të renovimit të palestrës në Pallatin e Rinisë. Te fitorja, Prishtina erdhi pas vazhdimit prej pesë minutave. Në vazhdim, Prishtina ishte më e mirë duke fituar pesëminutëshin me rezultat 12:6.

Nick Ward udhëhoqi Prishtinën me 25 pikë e tetë kërcime. 19 pikë i kishte Lejson Zeqiri, që shtoi edhe pesë kërcime. 13 pikë i kishte Dardan Berisha. Te Prizreni u dallua Edmond Kryeziu me 20 pikë e tri kërcime. Urim Zenelaj i kishte 17 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Ivan Koleviq kontribuoi me 13 pikë, 11 asistime e shtatë kërcime. Isaiah Kelly ndeshjen e përfundoi me 19 pikë. Më herët të shtunën, Trepça fitoi 112:65 ndaj Istogut. Istogu ishte vendas, ndërsa ndeshja u luajt në Rahovec.