Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina shmanget në krye të tabelës

Prishtina ka fituar 1 me 3 si mysafire e Besës dhe është shmangur në krye të tabelës në Superligë, pasi që Drita ka barazuar 1 me 1 me Trepçën 89.

Mankenda, Dallku dhe Januzi realizuan golat për Prishtinën, teksa Qorraj shënoi golin e vetëm për pejanët.

Në ndeshjet tjera të xhiros së 22-të, Gjilani mposhti Vllazninë 1 me 0, ndërsa Liria Llapin 0 me 2. Vëllaznimi fitoi në shtëpi ndaj Flamurtarit 2 me 0.

Në tabelë, Prishtina ka 42 pikë në vendin e parë, Drita ka katër më pak në pozitën e dytë e ndjekur nga Liria e Gjilani që kanë 37, përkatësisht 35 pikë.