Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina nuk pajtohet me ndarjen e mjeteve nga të drejtat televizive

Njëmbëdhjetë klube të Superligës së Kosovës në futboll janë pajtuar me mënyrën se si Federata e Futbollit e Kosovës ka menduar t'i ndajë edhe këtë edicion mjetet e fituara nga shitja e të drejtave televizive. Por, jo edhe Prishtina.

Nga klubi i kaltër kanë propozuar që të gjitha 12 klubeve t'iu ndahen nga 5000 euro, ndërsa 140 mijë eurot e tjera të ndahen në bazë të rangimit. Prishtina ka propozuar që vendit të parë t'i takojnë 50 mijë euro, ndërsa klubit të vendit të fundit 1000 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe kampionia në fuqi, Trepça '89, pati propozim ndryshe nga FFK-ja, por në fund u pajtua me propozimin e Federatës që mjetet nga shitja e të drejtave televizive të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjitha klubet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.