Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina në hap me Feronikelin e Llapin, mposht Drenicën

Prishtina ka vazhduar me formën e lartë në Superligën e Kosovës duke e mbajtur akoma në presion Feronikelin në krye të tabelës.

“Plisat” mposhtën Drenicën 2 me 1 në xhiron e 29-të.

Armend Thaçi e Mario Morina realizuan për kryeqytetasit, teksa Osman Mziu shënoi për mysafirët.

Prishtina barazon me pikë Feronikelin në krye të tabelës me nga 68 pikë, me vetëm dy më shumë se Llapi që i ndjek.

Image