Prishtina ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll kundër Vushtrrisë.
Klubi nga kryeqyteti i Kosovës e fitoi përballjen e parë me rezultat prej 1 me 0, raporton Koha.net.
Ishte sulmuesi ganez Khalid Abdul Basit ai që shënoi golin e fitores kur po zhvillohej minuta e 19.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 prill.