Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina mposht Pejën në Mitrovicë për Kupën e Kosovës

Prishtina ka mposhtur Pejën 77:66 për të fituar Kupën e Kosovës për vitin 2017.

Përballja e zhvilluar në “Minatori” të Mitrovicës solli rezultat të ngushtë deri në periudhën e fundit, në të cilën prishtinasit arritën të ktheheshin për të fituar titullin e parë sivjet.

Image

Periudha e parë u mbyll me rezultat të barabartë 18:18, ndërsa në dy të tjerat fituan pejanët me rezultat 18:22 dhe 11:14. Në periudhën vendimtare, “Plisat” treguan fuqinë duke përmbysur gjithçka për titullin e ri.

Kjo është hera e 12-të që Prishtina fiton Kupën e Kosovës.