Klubi i Prishtinës ka njoftuar se deri në përfundimin e këtij sezoni në Superligë do të drejtohet nga Arsim Thaqi.
Thaçi deri më tani ishte menaxher i shkollës së futbollit të këtij klubi.
Drejtimin e Prishtinës nga sezoni i ri pritet ta marrë trajneri Gani Sejdiu.
Gani Sejdiu, trajneri mitrovicas prej më të vlerësuarve në vend, dha dorëheqjen nga Besa e Pejës, menjëherë pas ndeshjes së humbur nga Trepça '89. Dhe Sejdiu shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si trajner i Prishtinës. Por ai punën te skuadra e kaltër do të nisë vetëm në verë, kur Prishtina të fillojë përgatitjet për edicionin e ardhshëm 2017/18.