Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina me katër mungesa synon fitore kundër KEK-ut

Skuadra e Prishtinës nuk do të mund të llogarisë në katër futbollistë për ndeshjen që do ta zhvillojë të dielën në Obiliq kundër KEK-ut.

Prishtinës në këtë ndeshje do t’i mungojnë, Basit Khalid, Lorik Boshnjaku, Gauthier Mankenda dhe Leotrim Bekteshi, derisa do t’i kthehet nga suspendimi Armend Dallku. Prishtina në këtë ndeshje të xhiros së 22-të synon fitore kundër KEK-ut të dorëzuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pres shumë që më fund të shënoj atë golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Por, më e rëndësishmja është të hyjmë qindpërqindtë në ndeshje, sepse as KEK-u dhe asnjë skuadër tjetër nuk është e lehtë dhe po dhamë maksimumin si në ndeshje me Feronikelin nuk do ta kemi problem që të kryejmë detyrën e t’i marrim tre pikët e radhës. Kemi shumë mungesa, por mungesa kemi pasur edhe me Feronikelin dhe kjo nuk u vërejt në fushë, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që vetëm me angazhim maksimal arrihet fitorja”, ka thënë sulmuesi, Alen Jasharoski.