Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina lëshon fitoren nga duart

Vëllaznimi është përkujdesur për befasinë e kësaj jave në Superligë duke barazuar në minutat shtesë të takimit me Prishtinën.

Kryqytetasit po avanconin 2 me 0 deri në minutën e 93 kur u akordua penalti për Vëllaznimin që nga pika e bardhë nisi serinë për barazimin.

Një minutë më vonë gjakovarët realizuan edhe golin e dytë përmes Lekë Vulës që i jep shpresë Vëllaznimit në luftën për mbijetesë.