Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina fiton Superkupën Kosovë – Diasporë

Futbollistët e Prishtinës kanë fituar Superkupën Kosovë-Diasporë pasi ishin më të mirë në ekzekutimin e penalltive në ndeshjen kundër AKV Bardhosh Gërvalla nga Ludwisburgu.

Takimi u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0 në kohën e rregullt.

Në penallti, Prishtina triumfoi me rezultat 4:2.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës Mirel Josa, tha se të dyja skuadrat treguan një lojë të mirë dhe janë munduar të japin më të mirën e tyre.

Prishtina në këtë ndeshje në formacion kishte lojtarë të rinj, pasi lojtarët e ekipit të parë pushuan për të qenë të gatshëm për ndeshjen kampionale këtë fundjavë kundër Gjilanit.