Arti Hajdari nuk ishte i saktë në tentimin e fundit për t’ia siguruar Proton Cable Prizrenit vazhdimin prej pesë minutave ndaj Sigal Prishtinës. Hajdari nuk realizoi në tentimin për tri pikë, ndërsa Prishtina shënoi fitore me shifrat 74:71.
Kjo ndeshje e luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, i takoi xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në fakt, Prishtina deri në dy minutat e fundit ishte në disavantazh por dy treshe rresht të Henrik Shirkos kaluan vendësit në epërsi 72:69.
Në fakt, Prizreni e fitoi çerekun e parë dhe të tretë por nuk arriti ta befasoj Prishtinën. Për Prishtinën kjo është fitorja e dhjetë këtë edicion, ndërsa Prizreni regjistroi humbjen e dhjetë. Malcolm Armstead ishte më efikasi te Prishtina me 21 pikë, ndërsa Shirko shtoi dhjetë sosh. Te Prizreni më efikasi ishte Isiah Kelly, i cili ndeshjen e mbylli me 30 pikë.