Prishtina është përshëndetur nga Liga e Evropës, duke humbur në penalti ndeshjen e kthimit ndaj klubit nga Luksemburgu, Fola.
Rezultati i kohës së rregullt dhe vazhdimeve ishte 0-0, ashtu si në ndeshjen e parë, duke çuar ndeshjen në vazhdime, transmeton Koha.net.
Në penalti më e saktë ishte Fola, që vazhdon në raundin e dytë të Ligës së Evropës.
Për Folan penaltinë e parë e ekzekutoi Bensi, që ishte i saktë.
Kurse për Prishtinën të parën e ekzekutoi Armend Dallku, që u tregua i saktë.
Edhe
Drita eliminohet nga Championsi
Në penaltinë e radhës portieri i Prishtinës, Bekaj u tregua fantastic duke i pritur pentaltinë Sacrasit. Më pas Korenica e kaloi Prishtinën në epërsi në penalti.
Hadji shënoi penaltinë e radhës për Folan, kurse i saktë për Prishtinën u tregua në vazhdim edhe Thaçi. Chrappan shënoi për klubin nga Luksemburgu.
Pefqeli u tregua i pasaktë për Prishtinën. Por, Bekaj u tregua edhe njëherë hero për Prishtinën, duke i pritur penaltinë e fundit të kundërshtarit, që e ekzekutoi Muharemoviq.
Por, Arbër Hoxha nuk e shfrytëzoi mundësinë që t’i sigurojë Prishtinës kualifikimin në xhiron e dytë, duke e humbur penaltinë.
E Bekaj u tregua sërish vendimtar në penaltinë e radhës, duke pritur goditjen e Dikabas.
Prishtina sërish dështoi të shkojë tutje, pasi Boshnjaku e çoi topin jashtë kornizës së portës.
Edhe
Fitore e vështirë e Prishtinës në Klinë
Në vazhdim Klapp ishte i saktë për Folan. Haliti ishte i saktë për Prishtinën, duke barazuar shifrat.
Mersch ishte i saktë për ekipin mysafir. E Jamal humbi penaltinë për Prishtinën që i dha kualifikimin klubit nga Luksemburgu.