Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e trishtuar me vdekjen e lojtarit që e ndihmoi për tituj

Klubi i Sigal Prishtinës e ka kujtuar si kampion basketbollistin Gazmend Sinani që vdiq sot në një aksident trafiku.

“PUSHO I QETË, KAMPION! Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se -ish lojtari i akademisë tonë i cili dha kontribut të papërshkrueshëm në fitore të shumta të titujve të kampionit, Gazmend Sinani, tragjikisht ndërroi jetë mbrëmë në Gjakovë”, ka shkruar Prishtina në Facebook.

“Me Gazin e ndjerë ishte edhe Granit Rugova, Fisnik Rugova, Kujtim Shala dhe Altin Morina, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e klubit.

KB Prishtina ngushëllon familjen Sinani dhe të gjithë shoqërinë dhe basketbolldashësit.

Varrimi i Sinanit bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.