Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e Rahoveci vazhdojnë formën e lartë

Prishtina e Rahoveci kanë shënuar fitore në xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Ponte Prizrenin respektivisht Feronikelin.

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 72:88 (17:19, 19:17, 15:26, 21:26), në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë shumë interesant, ku çerekun e parë fitojnë mysafirët 17:19, derisa vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë që e fituan 19:17, për të shkuar në pushim me rezultat 36:36. Megjithatë, në pjesën e dytë, prishtinasit ishin më të mirë. Dallimi u bë në periudhën e tretë, që e fitojnë bardhekaltrit 15:26 dhe atë të fundit 21:26, për të fituar në fund 72:88.

Malcom Canada shënoi 20 pikë për Ponte Prizrenin, derisa Urim Zenelaj kishte 15 pikë dhe 23 kërcime.

Te Prishtina më të mirët ishin Fahro Alihoxhiq me 26 pikë e 14 kërcime, Jonathan Wade me 19 pikë, 6 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 17 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime.

Edhe Rahoveci fiton bindshëm ndaj Ponte Prizrenit Sport Rahoveci fiton bindshëm ndaj Ponte Prizrenit

Prishtina tani ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Prizreni pesë fitore dhe pesë humbje.

Image

Kurse Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 87:61 (23:17, 29:20, 20:16, 15:8).

Vendësit kanë dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar dhe duke e mposhtur skuadrën e vetme që i kishte mundur në këtë edicion.

Vreshtarët e fillojnë ndeshjen më mirë dhe fitojnë çerekun e parë 23:17, derisa me lojë vazhdojnë edhe në periodën e dytë që e fitojnë 29:20. Më të mirë ishin edhe në periodën e tretë 20:16 dhe atë të katërt 15:8, duke triumfuar në fund me rezultat 87:61.

Edhe Prishtina kthehet te fitorja, mposht Rahovecin 029 Basketboll Prishtina kthehet te fitorja, mposht Rahovecin 029

Te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Javis Howard me 17 pikë e 10 kërcime, si dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 10 kërcime.

Ndërkohë, te Feronikeli më të mirët në parket ishin Arti Hajdari dhe Brandon Scott me nga 17 pikë.

Image