Pas fanellës speciale që Dardanet do ta veshin ndaj Republikës Çeke, kompania 14 Fourteen që përkujdeset për rekuizitat e Kosovës ka publikuar edhe fanellën tjetër speciale, atë për ndeshjen ndaj Anglisë.
Këtë fanellë lojtarët e Kosovës do ta bartin gjatë ndeshjes, të cilën e luajnë ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lexo edhe: FFK-ja publikon çmimin e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli
Ndeshja zhvillohet me 17 nëntor, dhe është e fundit e Kosovës në ciklin eleminator në fazën e grupeve. Kosovës i duhet fitore ndaj Çekisë si mysafire dhe sa paku një barazim ndaj Anglisë në “tempullin e pamposhtur” për të prekur ëndrrën e Euro 2020.
Nga ana tjetër Kosova e ka edhe një mundësi të dytë, si fituese e grupit nga Liga e Kombeve, derisa ndeshjet për këtë luhen në fillim të vitit që vjen.
Lexo edhe: FFK-ja prezanton fanellën speciale për ndeshjen kundër Çekisë
-
FFK prezanton fanellën speciale të Kosovës
-
Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë
-
Portierët e Kosovës me fanella speciale për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë
-
Më 12 nëntor dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli
-
FFK-ja prezanton fanellën speciale për ndeshjen kundër Çekisë