Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo raportohet se ishte larguar nga tribuna pas anulimit të golit të Alvaro Moratas në sfidën e mbrëmshme ndaj Juventusit, ndërsa ka e quajtur VAR-in si diçka të turpshme.
Goli i Moratas u anulua vetëm pas shikimit të VAR-it për një faull në mbrojtësin Giorgio Chiellini e për këtë Cerezo ishte larguar nga tribuna e Ëanda Metropolitano i frustruar, transmeton Koha.net.
AS shkruan se 70 vjeçari ka kritikuar VAR-in duke thënë se, “përpara VAR-it nuk kishte asnjë problem. Tani janë dy. Më lejoni t’iu them ky është turp”.
Artikuj të ngjashëm
-
Komunikimi me VAR-in që solli anulimin e kartonit të kuq të Martinit
-
Atletico Madridi i përgjigjet UEFA-s për penalltinë e anuluar
-
UEFA del me sqarim për penalltinë e Alvarezit, do të diskutohet për ndryshimin e rregullit
-
Simeone shpërthen në konferencë: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë
-
Pse u anulua penalltia e Alvarezit?