Derbi ndërmjet dy skuadrave të para dhe favorite për titull do ta hapë pjesën pranverore të Vala Superligës së Kosovës, ku gati sa për titull pritet të bëhet garë edhe për mbijetesë.
Kampioni i dimrit, Llapi, do të jetë mysafir i nënkampiones, Prishtinës, në ndeshjen e xhiros së 19-të të këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.
Derbi do të zhvillohet në "Shahin Haxhiislami" të Pejës prej orës 12:30. Prishtina, që mban pozitën e dytë, do t'i luajë ndeshjet si vendase në Pejë, deri në kohën kur mbaron rinovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës.
Llapi pjesën vjeshtore e ka mbyllur në pozitën e parë me 34 pikë, dy më shumë se Prishtina.
Ndeshjen e parë në Podujevë e pati fituar Llapi bindshëm, 3:0. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).