Derbi më i madh lokal në vend dhe para tij të paktën dy ndeshje që mund të ofrojnë dramë. Hapje më e mirë e stinorit vështirë se do të mund të paramendohej për kampionatin e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Stinori pranveror i Vala Superligës së Kosovës në futboll nis të shtunën (sot). Edicioni pranveror në Kosovë nis me ndeshjet e xhiros së 18-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa të tillë që edicionin aktual e vlerësojnë si më të rëndësishmin e kampionatit të Kosovës në futboll. I tillë vlerësohet për faktin se ky edicion do të japë kampionin që me shumë gjasa do të paraqitet në kualifikime për Ligën e Kampionëve.
Gjatë është pritur dalja e skuadrave kosovare në arenën evropiane. Vjet ishte afër realizimi i kësaj ëndrre të shumë gjeneratave, ndërsa në qershor ëndrra më në fund pritet të bëhet realitet.
Nuk është e sigurt se kampioni i Kosovës do të debutojë në kualifikime për Champions, por gjërat po shkojnë në atë drejtim. UEFA ka hequr ndalesën e sigurisë për zhvillimin e ndeshjeve të klubeve në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.