Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porto e eliminon Lazion

Porto ka siguruar një vend në raundin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Evropës për herën e parë që prej edicionit 2013/14.

Portugezët siguruan kalimin në fazën tjetër të garës pasi të enjten mbrëma, e eliminuan Lazion me rezultatin e përgjithshëm 4:3.

Ndeshja e së enjtes u mbyll 2:2, por nuk u mjaftoi italianëve, të cilët në duelin e parë ishin mposhtur 2:1.

Ciro Immobile i dha avantazhin lacialëve në minutën e 19-të, por Mehdi Taremi i barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë.

Taremi asistoi për Mateus Uriben në minutën e 68-të që shënoi për avantazhin e vizitorëve.

Edhe Kampioni fiton thellë ndaj Lazios Futboll 2 muaj më parë Kampioni fiton thellë ndaj Lazios

Lazio i barazoi shifrat në minutën e 95-të me Danilo Cataldin, por goli i tij nuk mjaftoi.

Thomas Strakosha ishte titullar te Lazio, ndërsa Elseid Hysaj u inkuadrua në lojë në minutën e 54-tërt.