Futbollisti i Burnleyt, Nathan Tella, ka vlerësuar lart kontributin që portieri i Kosovës, Aro Muriq, po e jep në fushë. Futbollisti i krahut të djathtë ka thënë se Muriqi është një lojtar shtesë në fushë për Burnleyn.
Tella është 23-vjeç, ndërsa ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual.
“Gjithmonë i besoj Aros. Jo vetëm për pritjet që i bën, por edhe me lojën me top. Është sikur të kesh një lojtar tjetër në fushë. Ai bën pasime të cilat unë nuk mund t’i shoh, vetëm me fut në lojë. Është bashkëlojtar i mirë dhe komandon në zonë. Ndihem edhe më rehat me të në portë”, ka thënë Tella.
Portieri 24-vjeçar i Kosovës me Burnleyn ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Burnley është lider i Championshipit anglez me 80 pikë. Sheffield United është në vendin e dytë me 67 pikë.