Basketbollisti i Bashkimit, Marko Popoviq ka thënë për Koha Ditore se ekipi i tij është mjaft i motivuar për ndeshjen e dytë, por ai ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të tregohen të kujdesshëm.
Sipas Popoviqit, ndeshja e dytë do të jetë më e vështirë se e para për shkak se Sigal Prishtina do të udhëtojë në Prizren me synim që të barazojë rezultatin në serinë finale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përfundimisht, ndeshja në Prizren do të jetë shumë më e vështirë sesa ajo në Prishtinë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne mund të presim rezultat të mirë nëse do të jemi maksimalisht të fokusuar dhe luajmë fort si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, ka insistuar Popoviq.
“Natyrisht, tifozët tanë do të luajnë një rol të rëndësishëm për të na dhënë motiv shtesë në palestrën që do të jetë e stërmbushur”, ka thënë ai për Koha Ditore.
Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale në Prishtinë me dhjetë pikë epërsi 66-76, dhe fitore kërkon edhe sonte nga ora 19:00 në Prizren.