Ponte Prizreni ka vazhduar me fitore kampanjën në Ligën Unike në basketboll. Të enjten mbrëma në Vlorë, skuadra prizrenase fitoi me rezultatin 87:69 ndaj Apolonisë së Fierit. Javën e kaluar Ponte fitoi në udhëtim ndaj Pejës, ndërsa me Apoloninë nuk ka pasur telashe, ashtu si pritej.
Ivan Koleviq, Urim Zenelaj dhe Dachon Burke udhëhoqën Ponten. Koleviq ndeshjen e përfundoi me 16 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Zenelaj shtoi tetë pikë, 12 kërcime e katër asistime. Burke ishte më efikasi me 22 pikë.
Wayne Arnold shtoi 18 pikë.
Te Apolonia më i miri ishte Ernest Myles me 18 pikë e tetë kërcime. Të mërkurën, Peja fitoi në udhëtim ndaj Kamzës me rezultatin 98:74.
Ndeshjet Golden Eagle Ylli dhe Trepça – Teuta nuk janë zhvilluar pasi skuadrat nga Shqipëria nuk kanë udhëtuar. Liga Unike ka nisur me shumë telashe.