Në kohën kur Donald Trump është president i SHBA-së, mundësi profesionist meksikanoamerikan Rey Mysterio po shpreson të promovojë krenarinë latine, pavarësisht uniformës së tij me ngjyra dhe maskës ikonike që e mban në fytyrë.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që e detyroi Mysterion të kthehej përsëri në WWE (World Wrestlinf Entertainment) vitin e kaluar, ndonëse në vitin 2015 ishte tërhequr nga ky sport për shkak të moshës.
“Unë jam përfaqësues i popullit tim. Këtë e kam ndier prej ditës së parë dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e rrugëtimit tim në WWE”, insiston 44-vjeçari.
Mysterio konsiderohet si mundësi më i suksesshëm me origjinë nga Meksika në historinë e WWE-së, pasi ka fituar 12 tituj kampioni gjatë karrierës 13-vjeçare në këtë sport përpara se të tërhiqej. Ai ka fituar tri herë edhe titullin e botës në mundjen profesionale, shkruan sot Koha Ditore.
Por tash prania e tij në WWE do të thotë shumë më tepër sesa thjesht një pjesëmarrje, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuniteti i tij në SHBA për shkak të politikës së presidentit Trump, që po insiston edhe për një mur ndarës ndërmjet Meksikës dhe SHBA-së.
“Duke bërë punën time në WWE, do të jem në gjendje që paksa të tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe njëherësh të ndihmoj popullin tim, gjë që më bën krenar. Unë dua që të gjithë në SHBA të kenë mundësi të barabartë, por për fat të keq disa njerëz nuk mendojnë kështu”, është shprehur Mysterio.
Edhe
Trumpi thotë se nuk do të synojë një mandat të tretë
“Jam optimist se me pjesëmarrjen në WWE do të jem në gjendje ta ndryshoj këtë, pasi ky edhe është misioni im si përfaqësues i meksikanëve”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)