Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Young Boys, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.
Ishte mesfushori francez Paul Pogba që pati paraqitje fantastike në këtë përballje, transmeton Koha.net.
Ai realizoi një gol të bukur në minutën e 35, ndërsa një minutë para përfundimit të pjesës së parë dyfishoi epërsinë e “Djajve të Kuq”.
Kurse në pjesën e dytë Pogba asistoi për Martialin, për epërsinë 0-3, që ishte rezultati përfundimtar i takimit.