Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Podolski: Wengeri është i pazëvendësueshëm tek Arsenali

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, ka pohuar se klubi do të bënte gabim me shkarkimin e Arsene Wegnerit në fund të këtij sezoni.

E ardhmja e trajnerit francez është në dyshim pas formës së dobët, por Podolski, i cili për tre sezone ishte nën urdhrat e Wengerit, nuk është i sigurt nëse klubi do të gjente zëvendësuesin e duhur të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk e njoh asnjë trajner që mund ta zëvendësojë atë. Ai është vetë Arsenali”, ka thënë Podolski për Sky Sports.

“E përcjell pothuajse çdo ndeshje – dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Arsene Wenger është trajner i mirë. Ai e ka ndërtuar atë klub nga hiçi. Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë muajve në vijim”, ka thënë veç të tjerash Podolski, i cili të mërkurën mbrëma u pensionua nga përfaqësuesja e Gjermanisë.