Sport

Pochettinon nuk e joshin spekulimet për stolin e Barcelonës

Mauricio Pochettino ka thënë se nuk është i joshur se është në listën e trajnerëve që po kërkohet nga Barcelona.

Trajneri i Tottenhamit është një nga emrat e lakuar për stolin e Barcelonës, pas shkarkimit të Luis Enriques, transmeton Koha.net.

“E kam parë se është një listë e gjatë, 100 emra. Siç ju kam thënë edhe më parë ky është një biznes që e njoh shumë mirë. Kjo nuk më josh. Për mua Tottenhami është një nga klubet më të mëdha. Luajmë futboll të mirë, kam një ekip emocionues, dhe lojtarë shumë të mirë. Është normale që marrim vëmendjen e klubeve të tjera dhe njerëzve të futbollit. Jemi pjesë e këtij biznesi dhe emrat tonë gjithmonë janë në lista”, është shprehur Pochetino, raporton Goal.