Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino: Ronaldo është fenomen

Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si “fenomen” dhe “model” për lojtarët e rinj.

Portugezi realizoi nga penaltia në ndeshjen që u zhvillua ndaj londinezëve në Bernabeu para dy javësh derisa sonte “Mbretërit” vizitojnë “Wembleyn” për ndeshjen e dytë të grupit.

“Cristiano është fenomen”, ka thënë Pochettino në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”.

“I meriton çmimet, jo vetëm për shkak të talentit, por është shembull për lojtarët e rinj. Punon shumë dhe është i motivuar dhe kujdeset shumë për veten, gjë që duhet ta bëjë çdo futbollist”.

Artikuj të ngjashëm