Boksieri kosovar Genc Pllana më 23 shtator në Los Angeles do të përballet me kubanin e pamposhtur Miadel Sando, në një duel në tetë raunde.
Për Pllanën 26-vjeçar, që jeton në Maryland të SHBA-së, do të jetë dueli i 11-të në boksin profesionist.
Pllana i ka fituar deri më tash tetë përballje, ndërsa ka edhe një humbje e një barazim. Sando i ka fituar nëntë përballjet në boksin profesionist, prej tyre shtatë me nokaut.
Pllana ishte paraparë të ndeshej më 21 korrik me Raphael Igbokwen, por kundërshtari i tij në ditën e ndeshjes kishte marrë rezultatin pozitiv për COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Pllana shënon fitoren e nëntë në boksin profesionist, nokauton amerikanin Robinson
-
Anulohet meçi i Pllanës, kundërshtari rezulton me COVID-19
-
Granit Shala kundër gjermanit Dietz për titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental
-
Mësohet kundërshtari i radhës i Haxhi Krasniqit
-
Florian Marku sonte përballet me Chris Kongon