Tenistja çeke Karolina Pliskova është plasuar në gjysmëfinale të turneut WTA Finals në Singapor.
Pliskova të enjten në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit të Bardhë, mposhti bashkëkombësen Petra Kvitova me 2:0 në sete (6:3, 6:4).
Është viti i dytë rresht që Pliskova arrin në gjysmëfinale të turneut përfundimtar të vitit.
Kvitova ndërkohë ka humbur të tri ndeshjet në grup dhe ka përfunduar e fundit.
Artikuj të ngjashëm