Reagimeve për ekstradimin e mundshëm të Ismail Morinës, Ballistit, nga Dubrovniku në Beograd, i janë bashkuar edhe tifogrupi nga kryeqyteti, Plisat.
Në reagimin e tyre thuhet se Ballist Morina simbolizon diçka më shumë se sa veten e tij.
“Plisat kërkojnë që institucionet shqiptare të luftojnë për të drejtën e Ballistit për të jetuar, pasi që ne besojmë se ekstradimi eventual i tij në Serbi rrezikon jetën e tij”, thuhet në reagimin e Plisave.
“Kjo nga njëra anë është obligim ndërsa nga ana tjetër përçon mesazhin se koha kur ishim ‘jetimët’ e Ballkanit ka marrë fund”, kanë shtuar më pas ata.
Artikuj të ngjashëm
-
Tifogrupi “Illyrian Elite” paralajmëron protestë për ekstradimin e “Ballistit” në Serbi
-
Lirohet Ballisti
-
Serbia kërkon nga Italia ekstradimin e Ballistit
-
“Ballisti” mund t’i shpëtojë ekstradimit në Serbi, e të përcillet për në Itali
-
“Novosti”: “Ballisti” mund t’i shpëtojë ekstradimit në Serbi nëse bëhet kroat