Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” nuk do ta lërë në baltë kombëtaren, që nesër nis aventurën e eliminatoreve të Europianit 2020 përballë Turqisë.
“Plisat” qenë gjithmonë në mbështetje të ekipit Kombëtar dhe nuk e kanë braktisur kurrë këtë të fundit.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, ultrasit bardheblu lajmërojnë se në orën 10:00 do të nisen nga Prishtina drejt Shkodrës për të mbështetur Shqipërinë në sfidën ndaj Turqisë.
“Plisa, nisja jonë për Shkodër, për ndeshjen Shqipëri – Turqi bëhet nesër ( e premte 22.03.2019) në ora 10:00 nga parkingu prapa stadiumit”, thuhet në njoftimin e Plisave.
Një ndër problemet e kombëtares në ndeshjet e Ligës së Europës ishte edhe mungesa e Tifozëve Kuq e Zi, që shfaqën hapur pakënaqësitë më FSHF-së, pas ndeshjes me Izraelin/Shekulli.