Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjesa e parë, pa gola në “Fadil Vokrri”

Kosova e ka mbyllur me barazim 0:0 pjesën e parë kundër Ishujve Faroe, në miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën.

Kosova po paraqitet në këtë ndeshje me lojtarë kryesisht të rinj, dhe ka qenë më e rrezikshme në 45 minutat e para, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Vlen të theksohet edhe terreni i rënduar në “Fadil Vokrri” pas reshjeve të fundit.